Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama bën sot 6 vjeç dhe është e ëma, Linda Rama që ka bërë publike një foto nga festa e të birit.
Në foto shihet ajo, kryeministri Rama dhe Zaho të rreshtuar poshtë shkronjave të emrit të të birit dhe numrit 6.
“Lumturia e Gjashtës #zaho”, shkruan Linda Rama, teksa të tre shfaqen shumë të gëzuar e të qeshur në këtë ditë të shënuar për familjen e tyre.