STUDIMI: Covid-19 shton vdekjet me kancer nga mungesa e trajtimit

    0
    This image has an empty alt attribute; its file name is cr-850x450-300x159.jpg

    Sipas dy studimeve të fundit vonesat në referimet e pacientëve që vuajnë nga kanceri të shkaktuar nga pandemia Covid-19, do të çojnë në mijëra vdekje shtesë dhe dhjetëra mijëra vite të humbura të jetës.

    Kjo gjendje është e përhapur në të gjithë botën e për pasojë as vendi ynë nuk do të shpëtonte nga një fenomen i tillë. Rreth 2 muaj më parë mjekja proktologe në Spitalin amerikan Lindita Shosha i tha gazetës “Si” se ishte rritur ndjeshëm numri i personave me tumor sepse pacientët shkojnë në spital në stadet e fundit.

    “Të paktën rastet që kam konsultuar personalisht , që kam kompletuar me ekzaminime dhe diagnostikë imazherike, biopsi, bilance biokimike, kanë qenë raste tumorale agresive me prekje multiorganike, shumë të avancuara , të pamundura për t’ju nënshtruar interventeve kirurgjikale kurative jo e jo, po as palliative,” I tha Shosha Gazetës “Si”.

    Ndërkohë studimet e botuara në revistën “The Lancet Onkology” tregojnë se izolimi ka bërë që të gjithë pacientët me kancer të humbisni kontrollet e tyre rutinore, ndërkohë që në shumë vende të botës, trajtimi I pacientëve me kancer ose është ngadalësuar ose është ndaluar fare.

    Të dhënat kanë treguar se referimet urgjente 3-javore për raste të dyshuara të kancerit kanë rënë deri në 80%. Studimi u realizua Ajay Aggarwal, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësia Tropikale në Londër dhe kolegët e tij të bazuar në popullatë.

    Ata grumbulluan të dhëna për 32.583 pacientë me kancer të gjirit, 24.975 me kancer kolorektal, 6744 me kancer të ezofagut dhe 29,305 me kancer të mushkërive. Studiuesit i përdorën këtë të dhëna për të vlerësuar ndikimin e vonesave diagnostikuese që vijnë nga nga distanca fizike prej 12 muajsh.

    Për kancerin e gjirit, kjo do të çonte në një rritje prej 7.9% të numrit të vdekjeve ose në 281-344 vdekje shtesë.
    Për kancerin kolorektal, do të kishte një rritje prej 15.3% në vdekshmëri ose 1445-1563 vdekje shtesë.

    Për kancerin e mushkërive, do të kishte një rritje të vdekshmërisë prej 4.8% 1235-1372vdekje shtesë.

    Për kancerin e ezofagut, vdekshmëria kishte rritje 5.8% duke çuar në 330 deri në 342 vdekje shtesë.

    Në të katër llojet e tumorit, 59,204–63,229-vjet jetë do të humbnin për shkak të distancës fizike në krahasim me epokën prepandemike.

    Studiuesit tregojnë se burimet mjekësore për të trajtuar këta pacientë duhet të rriten dhe të vihen urgjentisht në dispozicion urgjentisht.

    Artikulli i mëparshëmItalisë i mungojnë turistët!
    Artikulli i radhësShqetësime rreth përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia