Madonna censurohet nga Instagram, shkak Covid-19

0

Këngëtarja  Madonna, është censuruar nga Instagrami, pasi ka ndarë një video në lidhje me një teori konspirative për coronavirusin .

Në postimin e saj, Madonna  pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për COVID-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen më shumë”.

Instagram e bëri të paqartë videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”.

Videoja u fshi më vonë nga faqja në Instagramin e Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj këtij vendimi.

Midis tyre ishte këngëtarja,tekstshkruesja , Annie Lennox, e cila komentoi:

“Kjo është çmenduri e plotë”. “Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakuar dhe thjesht do ta shpjegoni”, shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të tilla rreth coronavirusit.

Në mars, ajo postoi një video nga banjo e saj duke përshkruar virusin si ‘barazimin e shkëlqyeshëm’.

Artikulli i mëparshëmNga Amazona në Antarktidë/ Shtatë vendet më misterioze dhe të pa-eksploruara të botës
Artikulli i radhësSi ndodhi ‘masakra e Lushnjes’/ Arrestimi aksidental i autorit