Pesimistët jetojnë më pak, tregon studimi australian

    0

    Njerëzit që janë pesimistë vdesin më shpejt se ata që nuk kanë mendime negative, tregon një studim i ri.

    Kërkuesit zbuluan se ata që kanë pikëpamje negative për të tashme apo të ardhmen vdesin dy vjet më shpejt se personi mesatar.

    Gjithsesi, të qënit optimist nuk sillte një jetëgjatësi më të lartë se mesatarja.

    Skuadra nga QIMR Berghofer Medical Research Institute në Brisbane, Australi, thonë se një arsye për këto rezultate mund të jetë se pesimistët nuk kujdesen aq mirë për veten dhe për këtë arsye shëndeti i tyre përkeqësohet më shpejt se ai i të tjerëve.

    Artikulli i mëparshëmSenatorët Republikan, Tik Tok mund të shfrytëzohet nga Kina për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
    Artikulli i radhësLajme të zymta për të ardhmen e njerëzimit, ja ç’tregoi studimi shqetësues