Chevron regjistron rezultatin më të keq financiar që prej 1989. Bursa për datën 3 Gusht 2020

0

Chevron (NYSE: CVX) raportoi të Premten humbje neto prej 8,3 miliardë dollarësh amerikanë për tremujorin e dytë të vitit 2020.

Humbja neto neto prej 8.3 miliardë dollarë e Chevron për T2 është një lajm I keq për gjigandin e karburanteve krahasuar me të ardhurat prej 4.3 miliardë dollarë amerikanë të deklaruara për tremujorin e dytë të 2019, dhe është humbja më e madhe që prej të paktën vitit 1989, sipas vlerësimeve të Bloomberg.

“Duke pasur parasysh paqartësitë që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike, dhe furnizimet e naftës dhe gazit, ne bëmë një rishikim në drejtim të perspektivës sonë të çmimeve të mallrave, i cili rezultoi në zhvlerësime të aseteve dhe të ardhurave ,” tha Michael Wirth, kryetari i bordit dhe CEO i Chevron.

Përveç zhvlerësimeve për shkak të rishikimit të çmimeve, Chevron gjithashtu humbi plotësisht investimin e saj prej 2.6 miliardë dollarësh në Venezuelë për shkak të paqartësive mbi situatën aktuale të funksionimit dhe perspektivën e përgjithshme. Një tjetër zhvlerësim I kompanisë prej 780 milion dollarësh amerikane erdhi pasi Chevron planifikon të shkurtojë 13 përqind, ose rreth 6.000 vende pune, të forcës së saj puntore.

Chevron gjithashtu paralajmëroi që rezultatet e këqija financiare mund të shtrihen dhe në tremujorin  tretë.

“Ndërsa kërkesa dhe çmimet e mallrave kanë treguar shenja të rimëkëmbjes, ato nuk do kthehen në nivele para pandemike, dhe rezultatet financiare mund të vazhdojnë të depresionohen në tremujorin e tretë të 2020,” deklaroi kompania.

Të gjithë gjigandët e naftës raportuan rezultate negative për tremujorin e dytë, por disa prej tyre, si Shell dhe Total, arritën të shmangin humbjet e mëdha falë biznesit të tyre të fortë të tregtimit të karburanteve që amortizuan goditjen nga çmimet e ulëta dhe rënia e kërkesës.

Bursa për datën 3 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA379.50+ 14.25
DIESEL369.25+ 4.25
BRENT44.05+ 1.16

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmVrasja në Fushë-Prezë, dyshimet e para për eleminimin e taksistit që punonte në të zezë
Artikulli i radhësZYRTARE/ Serie A me datë të re, ja kur do të nisë kampionati italian për sezonin e ardhshëm