Vuri re diçka të pazakontë/ Simptoma e re e koronavirusit: Shikojeni çfarë i ka ndodhur kësaj gruaje që vuante nga Covid-19

    0
    Vuri re diçka të pazakontë/ Simptoma e re e koronavirusit:

    Mediat britanike kanë publikuar historinë e 30 vjeçares Grace Dudley nga Essex dhe po hedhin dyshime pasi pacientë të tjerë të shëruar nga virusi kanë humbur flokë.

    E shëruar nga coronavirusi e cila prej javësh luftoi në spital, thotë se ka pësuar një rënie të madhe të flokëve dhe sipas saj mund të jetë një tjetër efekt anësor që ndoshta shkencëtarët ende nuk e dinë.

    Teksa ishte e shtruar në spital ajo vuri re që flokët po i binin dhe pasi u shërua rënia ishte edhe më e madhe sa vendosi ti priste të shkurtra. Ajo punon si make-up artist e cila humbi nga coronavirusi babanë e saj dy ditë pasi doli nga spitali.

    Pas historisë së saj, në rrjetet sociale po postohen foto me pacientë të cilët tregojnë se gjithashtu kanë pësuar rënie të flokëve.

    ‘Shumë njerëzve po u bien flokët dhe nuk e kuptojnë pse po u ndodh. Unë mendoj se është simptomë e koronavirusit’. Megjithatë pretendimi i saj ende nuk është konfirmuar nga shkencëtarët dhe ekspertët pasi mund të ketë lidhje stresi dhe goditja nga sëmundja.

    Duke marrë shkas nga përvoja e saj, Grace bën thirrje për kujdes maksimal: Maskë, distancë dhe higjienë!

    Artikulli i mëparshëmKush është shqiptarja 20-vjeçare që vendosi rekord botëror në këtë sport dhe premtimi i madh i saj: Dua që mami të mos pastrojë më shtëpi
    Artikulli i radhësSituata nga COVID-19, Greqia mbyll ishullin e famshëm