Edhe me firmën e babait të Edi Ramës/ Kërkohet nga SPAK të hetojë varjen e Havzi Nelës

0

Ditën e sotme përkujtohet 32-vjetori i vdekjes së ish-poetit dhe intelektualit Havzi Nela, i cili u var nga autoritetet diktatoriale komuniste më 10 gusht të vitit 1988.

Pikërisht këtë datë historike ka zgjedhur edhe bashkëshortja e tij Ladije Nela për të kërkuar nga SPAK, hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ajo shprehet se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë, urdhëruesit e varjes së poetit.

Kujtojmë që Havni Nela , pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit, të Spaçit e me pas në 10 gusht 1988 u ekzekutua me varje në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë.

Vetëm pas 30 vitesh, Bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

Gjithashtu kujtojmë se mes firmëtarëve të vulosjes së fatit të poetit Nela, ka qenë edhe babai i kryeministrit aktual të vendit, Kristaq Rama.

Image
Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Rrëmbyen biznesmenin grek: U sekuestrohen 4 apartamente dhe 1 automjet me vlerë 200 mijë euro
Artikulli i radhësSKANDALI/ KLGJ nuk verifikoi pasurinë e Sokol Sadushit para emërimit në Gjykatën e Lartë