Eliminimi i parakohshëm në Champions League detyroj drejtuesit e Juves të nisin përpara kohe një revolucion të plotë. Gjithçka nisi me shkarkimin e Sarrit dhe me emërimin e Andrea Pirlos si trajneri i ri. Në Torino është koha të mendojnë fillimisht për largimet, një listë e zeza, e cila me bekimin e Pirlos ka nisur të zbatohet nga stafi drejtues. Nga kjo fushatë spastrimesh, “Zonja e Vjetër” kërkon të arkëtoj afro 200 milion euro, ku përfshihen shitja e lojtarëve dhe kursimi i pagave. Pas Pjanic, nga Torino priten të largohen Matuidi, Higuain, Khedira, Douglas Costa, Bernardeschi, Ramsey, Rugani dhe De Sciglio.
Në merkaton në hyrje, emri i parë në listën e dëshirave të Pirlos është spanjolli Isco. Pirlo ka shprehur admirimin e tij për fantazistin e Real Madrid shumë kohë më përpara duke e konsideruar si lojtarin e duhur për mesfushën e Juves. Isco do të ishte një dhuratë e bukur edhe për C.Ronaldon pasi të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë. As spanjolli nuk do të ishte kundër një largimi nga Madridi, prej kohësh ka humbur statusin si titullar i pa prekshëm.