Ambasadorja Yuri Kim përmes një postimi në Twitter thotë se është krenare që Shqipëria i është bashkuar nismës së SHBA për rrjetin 5G.
Më tej Kim shton se ky është një vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
‘Krenare që shohin Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen SHBA-së në “The Clean Network” për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.’-shkruan Kim në një postim në Twitter.