Prof. Kalo shpjegon nëse shkakton COVID-19, hiperpigmentimin e lëkurës

0

Nga Prof. Dr. Tritan Kalo.

Ka shumë arsye të hiperpigmentimit të lëkurës në këtë periudhë të vitit.

Shkaku kryesor lidhet me ekspozimin e lëkurës ndaj rrezeve te diellit.

Aknet e fytyrës po ashtu në vendet e ekzistencës së tyre para shërimit, mundet të lenë njolla të hiperpigmentimit të lëkurës.

Mjekët mendojnë prej mëse një shekulli se një ekspozim i saj ndaj rrezeve ultraviolet, të fytyrës, ndihmon edhe në luftimin e mikrobeve sëmundje-shkaktuese.

Po kalimi i infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 a shkakton hiperpigmentim të saj?

Të vetmet raste që përshkruhen në literaturë janë ato të dy mjekëve kinezë në Wuhan, që pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën ventilim mekanik për shkak të gjëndjes së tyre të rëndë, kur dolën nga kjo gjëndje ishin me fytyrë të hiperpigmentuar.

Një gjendje e tillë shpjegohet me një funksion të reduktuar të mëlçisë së dëmtuar në një situatë të tillë.

Po personat asimptomatikë apo ata me shenja të pakta klinike nga infeksioni prej Sars-Cov2/Covid-19, a mundet të pësojnë një hiperpigmentim të lëkurës?

Në praktikën time, me qindra të sëmurë, si në spitalin Covid-1/Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT edhe ata të ndjekur ambulatorisht, nuk e kam vërejtur një dukuri të tillë.

Ndokush që ka më shumë njohuri në këtë drejtim, qoftë edhe personazh publik është i mirëpitur të kontribuojë për zgjidhjen e kësaj enigma.

Vëllezër e motra, miq e shokë, ju lutem vijoni të kujdeseni për veten tuaj në çdo kohë dhe kudo që gjendeni.

Sars-Cov2 mbetet një virus sëmundjeshkaktues e jetëmarrës.

Artikulli i mëparshëmSHBA dhuron komplete të tjera testimi, Yuri Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë
Artikulli i radhësMë shumë sesa një rrogë mesatare/ Sa paguhen blogeret shqiptare për një postim në Instagram, kush ‘kushton’ më shumë?