Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë.
Identiteti i tij nuk është bërë publik në mediat italiane.
Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.
Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela. Përplasja ishte shumë e fortë për të.
Edhe mjekët që shkuan në vendngjarje thanë se ai humbi jetën direkt pas rënies.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.