Angelina Jolie raportohet se ‘nuk dëshiron që divorci të përfundojë’ për shkak të ndjenjave ndaj ish-it të saj, raporton “Mirror”.
Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një hap mbrapa në gjyq në lidhje me kujdestarinë e 6 fëmijëve, pasi të dy mendojnë se e meritojnë “fitoren”.
Nuk është për tu habitur që ata po luftojnë përballë njëri-tjetrit, duke pasur parasysh se sa e trazuar ishte marrëdhënia e tyre 12-vjeçare.
Nga dashuria që lindi gjatë xhirimeve të “Mr and Mrs Smith” deri tek Brad që u nda nga Jennifer Aniston dhe adoptoi djalin e Angelina-s, Maddox, romanca e tyre ishte e shpejtë dhe pasionante.
Një nga gjërat kryesore që e mbante marrëdhënien e tyre “në ajër” ishte tërheqja e fortë fizike.
“Edhe pse Brad është gjëja e fundit që dëshiron të mendojë kur bëhet fjalë për jetën e saj seksuale, Angelina thjesht nuk mund të bëjë asgjë tani, sepse ai ishte gjithçka për të,”- një burim i tha së fundmi “Hollywood Life”.
“Nuk ishte thjesht tërheqje e fortë fizike, ata kishin një lidhje shpirtërore,”- shtoi ai.
Thashethemet për një ndarje dolën në 2010 mes pretendimeve se ata po luftonin për fëmijët dhe për jetën që donin të jetonin.
“Brad dhe unë kemi problemet tona,”- i tha ajo me guxim “Telegraph” në atë kohë.
“Për të qenë të qartë: ne kemi probleme si çdo çift tjetër. Kemi ditë kur e çmendim njëri-tjetrin dhe duam hapësirë ,”- shtoi ajo.
“Fakti që Brad dhe Angelina u bashkuan nuk ishte kurrë befasi. Ata ishin ndoshta dy njerëzit më të bukur në botë dhe tërheqja ishte e menjëhershme,”- tha prodhuesi i filmit “Mr and Mrs Smith” për “Telegraph”.
Sipas “New York Post”, aktorja e ka të vështirë ta lërë Brad të shkojë për shkak të ndjenjave ‘dashuri-urrejtje’ për ish-in e saj.
“Në njëfarë mënyre ajo nuk dëshiron që divorci të përfundojë,”- tha burimi.
Sidoqoftë, një burim i afërt me Angelina-a theksoi se ishte ajo që bëri kërkesë për divorc, duke shtuar: “Askush më shumë se ajo nuk dëshiron që divorci të përfundojë”.