Mbi 50 persona janë arrestuar nga protestat në Bjellorusi. Prej ditësh qytetarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar të vendit hynë në javën e tretë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se përplasja ndaj protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë për më shumë se dy javë, vjen ndërsa autoritetet shtrëngojnë presionin ndaj opozitës, duke burgosur disa aktivistë, duke thirrur të tjerët për marrje në pyetje dhe duke urdhëruar në mënyrë selektive dhjetëra demonstrues të paraqiten në gjykatë.
Ministria e Brendshme bjelloruse tha se 51 protestues u arrestuan të martën në mitingje që përfshinin disa qytete.
Sipas grupit të të drejtave të njeriut Viasna, 15 persona u arrestuan në Minsk, kryeqyteti i vendit, ku disa mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë pavarësisht shiut të fortë, duke bërë presion që Presidenti që qëndron prej 26 vjetësh në pushtet Aleksandër Lukashenko të japë dorëheqjen.
Dy anëtarë të Këshillit të Koordinimit, një organ opozitar i ngritur nga ish-kandidatja për president Sviatlana Tsikhanouskaya për të lehtësuar një tranzicion paqësor të pushtetit, iu dhanë gjithashtu dënime me 10 ditë burg.
Arrestimet vijnë pa dhunën dramatike të parë dy javë më parë, ndërsa Lukashenko lëviz për të shuar trazirat gradualisht, me premtime të paqarta për reforma të përziera me kërcënime, thirrje gjyqësore dhe arrestime selektive.
Ndërkohë vëzhguesit bëjnë me dije se lëvizjet e Lukashenko për të blerë kohë ka të ngjarë që ta shohin atë të mbajë pushtetin tani për tani, megjithëse ai me siguri do të përballet me më shumë sfida mes një ekonomie të përkeqësuar dhe zemërimit të publikut.