Aaron Sawitsky dhe Denice McClure mbajtën një ceremoni dasme që e organizuan pas disa muajsh nga data e planifikuar, në ambient të jashtëm dhe duke ruajtur distancimin social për shkak të pandemisë.
Gjithçka po shkonte për mrekulli, derisa dhëndri bëri shaka duke thënë:”Le ta pranojmë, 2020-a nuk ka qenë viti më i mirë”. Në atë moment një rrufe goditi para tyre. Momenti mbresëlënës dhe njëkohësisht i frikshëm u dokumentua nga një nga të ftuarit që po filmonte çastin e betimeve. Videoja u postua më pas në Instagramin e dhëndrit.
“Ngrini volumin për këtë. Nëna natyrë ka një sens humori të keq. Fatmirësisht askush nuk u godit nga rrufeja dhe ne i kryem betimet para se të fillonte shiu!” -shkroi ai të nesërmen kur postoi videon.
Aaron dhe Denice, më në fund, arritën ta kryenin ceremoninë që ishte shtyrë dy muaj për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Dasma u mbajt më 22 gusht dhe morën pjesë 36 persona, të cilët për fat të mirë nuk u lënduan nga rrufeja.