Iris Apfel, ikona e modës, e cila nuk resht së na mahnituri me dashurinë e pashtershme që ka për modën, sapo festoi 99-vjetorin e lindjes.
Ajo u kujdes që të bënte një paraqitje mbresëlënëse siç i përshtatet rastit.
Në foton që ajo postoi në Instagram me rastin e kësaj dite të veçantë, Iris pozon e veshur me një fustan ngjyrë jeshil, ndërsa në qafë ka vendosur disa rruaza mbresëlënëse dhe byzylykë në të dy duart e saj.