Historia e implikimit të “Raiffeisen Austria” në pastrimin e parave dhe lëvizjet e dyshimta në kompani fantazmë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is raisffeisen-bank-head-office-albania-336464.jpg

I ashtëquajturi skandali nordik i pastrimit të parave është përhapur edhe në Austri.

Kjo pasi një kritik i njohur i Kremlinit i nxiti prokurorët në Vjenë që të hetonin lëvizjen e një fondi të dyshimtë prej 967 milionë dollarësh nga Danske Bank për te Raiffeisen dhe në banka të tjera në vend.

Bill Bowder, një aktivist kundër pastrimit të parave dhe investitor, tregoi se si bankat austriake kishin vite që i shpërfillnin sinjalizimet, duke u dhënë kështu mundësi kriminelëve rusë që të pastronin fonde jashtë Rusisë. Kjo sipas dokumenteve që i janë dërguar zyrës së prokurorit të Vienës dhe që janë shqyrtuar nga prestigjiozja Financial Times.

Investitorët reaguan ndaj akuzave të Hermitage Capital Management, të cilat lidhen me një sërë hetimesh nga ana e autoriteteve rregullatore dhe daljen e një raporti investigativ nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me pastrimin e parave.

“Banka Raiffeisen i merr këto akuza mjaft seriozisht dhe aktualisht po kryen një hetim të brendshëm.” tha një zëdhënëse e bankës. “Banka “nuk është në brendësi të akuzave konkrete,” por hetime të së kaluarës “konfirmuan se ato ishin të pabaza”.

Referuar raportit të Financial Times, Hermitage pretendon se banka Raiffeisen është përgjegjëse për lëvizjen e 634 milionë dollarëve, që përfaqëson edhe pjesën më të madhe të fondeve të dyshuara të cilat kanë qarkulluar në bankat austriake.

Z.Browder, i cili drejton Hermitage Capital Management, tregoi se disa nga subjektet të cilat kanë dërguar para në llogaritë austriake kishin një sërë veçorish të dyshimta të cilat u shpërfillën ose nuk u hetuan ashtu siç duhej.

Disa prej tyre ishin kompani të panjohura pa aktivitet biznesi; të tjerave u mungonin shpenzimet normale, ndërkohë që shumë të tjera ishin kompani fantazmë të regjistruara në vende si Belizeja, Ishujt Britanik Vigin apo Panama.

Disa prej përfituesve të fondeve u mungonin lidhjet e qarta me vendin e prejardhjes së fondeve dhe ata nuk bënin biznes atje, thotë Hermitage. Disa prej fondeve ishin përdorur për të blerë shtëpi luksoze, jahte dhe avionë privat.

“Ndërthurja e këtyre faktorëve duhej të ngrinte menjëherë alarmin,” tha Hermitage. “Kjo skemë e paligjshme nuk do të ishte e mundur nëse punonjësit e bankave austriake nuk do të tregoheshin neglizhentë.”

Artikulli i mëparshëmSi u infektuan 23 persona në një autobus, çfarë zbuloi studimi i fundit për përhapjen e Covid-19 në ajër
Artikulli i radhësTurqia nuk tërhiqet: S’ka kompromis me të drejtat tona në Mesdheun Lindor, bisedime në nivel ushtarak