Kina ka izoluar një qytet në kufirin e saj me Burma dhe ka filluar një fushatë për të testuar të gjithë popullsinë e qytetit me më shumë se 200,000 banorë.
Zyrtarët në Ruili në provincën Yunnan thanë se qyteti ishte izoluar “gjatë luftës” kundër Covid-19 pasi u regjistruan dy raste të reja midis udhëtarëve nga Burma. Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet kanë ngritur pika kontrolli për të parandaluar këdo që hyn ose del nga Ruili dhe kanë kufizuar hyrjen në zonat kufitare aty pranë. Shumica e bizneseve janë mbyllur.
Të enjten, më shumë 1,200 persona u testuan. Ruan Chengfa, zëvendës sekretar i komitetit të partisë së Yunnan, tha në një takim të mërkurën se autoritetet lokale po zbatonin një politikë të rreptë të “inspektimit të plotë dhe karantinës së rreptë. Asnjë hyrje dhe asnjë dalje. ”
Totali i personave të testuar deri më tani është 60,000.