Mediat italiane bujë operacionit të SPAK: Dhjetëra arrestime, sekuestrohen miliona euro

0
113 polizia roma

Mediat italiane kanë raportuar aksionin anti-drogë të finalizuar nga SPAK në Vlorë, pas koordinimit të disa shteteve ku ishte shtrirë trafiku i drogës që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai.

Sipas Tg Com 24 nga operacioni janë vënë në pranga dhjetëra persona dhe janë sekuestruar tonelata me kokainë si dhe miliona euro.

Në operacion janë përfshirë Eurojust, Europol, Anti-Mafia dhe Drejtoria Qëndrore e Policisë Kriminale.

Gjatë aksionit në Vlorë u arrestuan tre persona të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit i cili ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit. 

Artikulli i mëparshëmNga Dubai në Vlorë, tre të arrestuar për drogë me kërkesë të SPAK! Pjesë e grupit të Dritan Rexhepit
Artikulli i radhësAfrika e Jugut lehtëson kufizimet, pritet të hapë kufijtë në tetor