Pneumologia greke: Situata në spitale e vështirë, jemi të frikësuar

    0
    Pulmonologist of “Sotiria” for coronary artery: “I think the transmission  chain has stopped” | CoRona 24 News

    “Shpresoja se do të ishim më mirë tani, por nuk jemi”, kështu është shprehur Mina Gaga, pneumologe dhe drejtoreshë e klinikës 7-të, në Spitalin Sotiria, në Greqi.

    Gjithashtu Gaga i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Mjekja e përshkruar situatën në spitale të vështirë, ndërsa shton se janë hapur pesë klinika të tjera.

    “Sot kemi hapur pesë klinika dhe dy njësi, pasi gjërat janë vështirësuar. Ne si mjek jemi në ankth, për mënyrën se si do t’i trajtojmë rastet dhe do të parandalojmë humbjen e jetëve. Prisja që qytetarët tashmë të ishin përgatitur dhe të tregoheshin më të kujdesshëm. Shkalla e shtrimit në spitale po na frikëson vërtet. Sapo njësia hapet, mbushet me pacientë, ndërsa ende nuk kemi vaksinë”,- ka shtuar më tej pneulmologia, Mine Gaga.

    Artikulli i mëparshëmAdelina Ismajli flet për herë të parë për bashkëshortin, si rrallëherë zbulon detajin e rëndësishëm
    Artikulli i radhësStudimi i fundit zbulon disa fakte të reja për pijet energjike