Ecja ju mundëson të gëzoni një shëndet më të mirë dhe njëkohësisht nuk shkakton edhe shumë lodhje.
Prandaj, më poshtë ju sjellë katër arsye se përse duhet të filloni të ecni çdo ditë:
Ecni për të ushtruar
Ecja është më e lehtë për trupin tuaj sesa ushtrimet tjera fizike si vrapimi. Ecja mund të mjaftojë që të gëzoni një shëndet më të mirë dhe të jeni aktivë fizikisht, e gjithashtu me kohën ju do të ndërtoni qëndrueshmëri dhe forcë – pa pasur nevojë të përdorni ndonjë pajisje.
Ecja është ushtrim i tërë trupit
A e keni shikuar ndonjëherë dikë duke ecur? Jo një garues, por një person të thjeshtë duke ecur shpejt. Trupi i njeriut ecë me lëvizje të sinkronizuara, i përfshin të gjithë nyejt, muskujt dhe tendoset.
Këmbët, kyçet, gjunjët, ijët, etj., funksionojnë me një ritëm dhe gjithashtu përfshihet edhe pjesa e epërme e trupit. Prandaj, shumë lehtë mund të thuhet se ecja nuk është vetëm ushtrim për këmbët, por për të gjithë trupin.
Avantazhet e ecjes
Doktorët thonë se njerëzit që ecin rregullisht kanë një shëndet më të mirë dhe vuajnë më pak nga lëndimet sesa njerëzit që ushtrojnë rreptë.
Përfitimet e ecjes
Disa nga përfitimet që i sjellë ecja si ushtrim fizik, sipas Harvard Medical School, janë:
– Shtypje më e ulët e gjakut dhe rrezik i zvogëluar i pësimit të sulmit të trurit
– Zvogëlim i rrezikut të sulmeve të zemrës dhe kolesterol më i ulët
– Rritje në densitetin e eshtrave dhe rrezik më i ulët për t’i thyer eshtrat
– Rritje e ndjesisë së mirëqenies, etj.