Bayern Munich është fituese e Superkupës së Evropës, pasi në finale ka mposhtur Sevillën.
E desh të zhvilloheshin 120 minuta lojë për tu përcaktuar fituesi i kësaj përballje ku në fund triumfuan gjermanët me rezultat 2-1.
Lucas Ocampos realizoi golin e parë në ndeshje për Sevillën, teksa Leon Goretzka dhe Javi Martinez shënuan për Bayernin.
E notat më të larta në këtë takim tek skuadra fituese i morën treshja gjermane Joshua Kimmich, Thomas Muller e Serge Gnabry.
Ndërkohë lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte Lucas Ocampos i Sevillës.
Në anën tjetër nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin mysafir Bono.