Të ngujuar në pallatin nga ku qëllonte policinë, nuk ka qenë vetëm tashmë viktima Lefter Zhidro, por edhe komshinjtë në pallatin e tij.
Ata kanë dalë pas 5 orësh të ngujuar nga pallati ku banojnë, pas këshillave të policisë për të mos lëvizur.
Në panik të plotë, shumë prej tyre kanë nxituar të dalin nga pallati menjëherë pas përfundimit të operacionit policor që përfundoi me ekzekutimin e 71 vjeçarit.
Ata kanë shprehur frikë për ngjarjen, por pa dhënë detaje të shumta mbi viktimën.
Zhidro qëlloi me armë ndaj policisë ku la të plagosur edhe dy të rinj kalimtarë, pas një konflikti me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij. Megjithë negociimin e policisë, Zhidro vendosi deri në fund ti kundërshtonte me armë.