Zyrtare: Godin nënshkruan me Cagliarin

0
(Foto: Twitter/Cagliari Calcio)

Cagliari ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Diego Godinin nga klubi i Interit.

Mbrojtësi 34 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, kështu që do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

“Klubi i Cagliarit ka kënaqësinë t’ju njoftojë për transferimin e Diego Godinit nga Interi”.

“Mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar marrëveshje, e cila e lidh me Rossoblu deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Cagliarit.

Diego Godin nënshkroi për Interin në verën e kaluar nga Atletico Madridi, ndërsa largohet nga Nerazzurrët pas vetëm një sezoni.

Artikulli i mëparshëmImmobile: Lewandowski është shembulli që ndjek, Topin e Artë do t’ia jepja atij
Artikulli i radhësCosta drejt transferimit në Angli, Wolves përgatitë ofertë për të