COVID-19: Gjenetika ofron një dritë të re

    0

    Zbulimi se ekziston një bazë gjenetike në 15% të rasteve është një hap i madh për të ardhmen e terapisë Covid-19, deklaroi Giuseppe Novelli, nga Laboratori i Gjenetikës Mjekësore të Universitetit të Romës Tor Vergata, botuar në revistën ”Science”.

    Sipas studimit 15% e rasteve më serioze të Covid-19 janë të lidhura me një defekt gjenetik që parandalon ose kufizon prodhimin e interferoni i tipit I, një nga armët kryesore me të cilat sistemi imunitar reagon ndaj viruseve.

    “Për herë të parë Covid-19 ka një bazë që ne jemi në gjendje ta kuptojmë”, theksoi Novelli, i cili është ndër autorët e studimit të parë kushtuar gjenetikës, ndërsa studimi i dytë ka të bëjë me analizën imunologjike.

    Studimet janë të koordinuara nga Jean-Laurent Casanova, nga Universiteti Rockefeller dhe i kryer nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gjenetikës, Covidhge.

    “Tani e dimë që ata me sëmundjen më të rëndë nuk janë në gjendje të prodhojnë të gjithë ose një pjesë të interferonit dhe tani është e mundur të identifikojmë se kush është më i rrezikuar në mesin e pacientëve”, shtoi Novelli.

    Artikulli i mëparshëmFOTOT: Bëhet prind “burri” që mbajti për 9 muaj beben në bark
    Artikulli i radhësKritikoi resortin në TripAdvisor, amerikani rrezikon dy vite burg