Pas largimit nga Top Channel dhe emisionin ku drejtonte prej vitesh, Dojna Mema duket se ka lënë pas dhe televizionit për t’ju bashkuar Lali Erit ose siç e quan dhe vetë ajo djali zdroms. Nëpërmjet kësaj fotoje moderatorja bëri të ditur se disa projekte janë duke u diskutuar por duke mos dhënë më shumë detaje.
“Me këtë djalin zdroms duke folur mbi projekte të reja dhe më shumë yje”.
“Djali zdroms” është përdorur si shaka duke e lidhur me deklaratën e famshme të kreut të bashkisë në Pop Culture lidhur me djemtë shqiptarë, mirëpo se për çfarë projektesh bëhet fjalë këtë nuk mund ta themi ende.