Në një studim të fundit thuhet se vitamina D në organizëm, ul ndjeshëm rrezikshmërinë e virusit COVID-19. Nutrocionistia, Enkeleida Ferrollari, e tregoi ushqimet që rrisin prezencën e kësaj vitamine “çudibërëse”.
“Burimet se si mund ta përfitojmë vitaminën D janë salmoni, veza, peshqit e yndyrshëm. Nuk kemi mungesë të vezës, kemi mundësi të hamë. Ekspozimi në diell krijon sasi të nevojshme të vitaminës D, kështu që nuk ka mungesë. Mungesa e Vitaminës D është më evidente në vendet nordike, ndërsa te ne dhe pjesën e Mesdheut nuk është problem prezenca e diellit”, tha Enkeleida e ftuar në “Ftesë në 5”.