Një i moshuar është dhunuar brutalisht brenda një avioni, që po bëhej gati të nisej nga Arizona, pasi ka refuzuar të vëeë maskën mbrojtëse kundër koronavirusit.
Rylie Lansford po qëndronte ulur brenda avionit në Mesa të Arizonës që planifikonte të udhëtonte drejt Utah, kur shpërtheu dhuna.
Lansford ka arritur ta filmojë një pjesë të dhunës dhe ta publikojë në llogarinë e tij në Instagram, ku deri më tani është parë nga më shumë se 20 mijë persona.
Në video shihet sesi rriheshin disa persona, ku një burrë me maskë godiste vazhdimisht në kokë një të moshuar, i cili sipas autorit të videos kishte të vendosur “një lloj mburoje”, por që në video nuk shihet.
Edhe pse anëtarët e sigurisë të aviokompanisë mundohen ta vënë nën kontroll situatën, grushtat shkëmbeheshin mes palëve.
“Është çmenduri sesi gjithçka filloi për shkak të një maske”, ka deklaruar Lansford për televizionin lokal KSL.
E në një video tjetër, Lansford ka shpjeguar se rrahja ndodhi për shkak se pasagjeri i moshuar kishte mburojë dhe refuzonte të mbante maskë, siç e përcakton edhe protokolli.