Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 4 aplikantëve për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Kandidimi I është ndaluar avokatit Sergjia Mazreku, juristit Sinan Tafaj, ish-këshilltarit të Presidentit Shaqir Hasanaj dhe gjyqtares Zhaklina Peto.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme teksa 4 aplikantët e sipërpërmendur s’mund të vijojnë më garën. Ndërkohë vijon procedura e verifikimit për dy aplikantë të tjerë, Sonila Bejtjan dhe Eugen Papandilen.