Agjencia shëndetësore amerikane: Koronavirusi mund të përhapet ndonjëherë edhe përmes ajrit

    0

    Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka deklaruar se coronavirusi mund të përhapet përmes spërkalave të cilat qëndrojnë në ajër për orë të tëra.

    Sipas medieve të huaja, CDC thotë se kontakti i afërt me një person të infektuar është mënyra më e shpesht e infektimit me coronavirus, por virusi ndonjëherë mund të transmetohet edhe përmes ajrit.

    “Disa infeksione mund të përhapen përmes spërkalave që mund të qëndrojnë në ajër për disa minuta ose edhe me orë të tëra”, bazuar në deklaratën e CDC-së.

    “Këto viruse mund të infektojnë njerëzit të cilët qëndrojnë më larg se dy metra afër një personi të infektuar, ose edhe pasi ky i fundit të jetë larguar nga hapësira”, thuhej më tej në të dhënat e azhurnuara.

    Informacioni i fundit i ndarë nga CDC, ishte dikur çështje diskutimi për shumë ekspertë të lartë, të cilët patën bërë apel tek Organizata Botërore e Shëndetësisë për ta hulumtuar këtë transmetim.

    Artikulli i mëparshëmÇfarë do të ndodhte sikur të thahej Deti Mesdhe?
    Artikulli i radhësBritanikët llogaritën gabimisht të infektuarit për shkak të një gabimi në Excel