Për shumë vite kemi menduar se qëniet njerëzore kanë ndaluar së evoluari. Por, një studim australian ka zbuluar të kundërtën.
Sipas këtij studimi më shumë njerëz po lindin pa dhëmbë pjekurie dhe me një arterie më shumë në krah si rezultat i një “mikroevolucioni” njerëzor që po ndodh vitet e fundit.
Studiuesit australianë shprehen se sot foshnjet kanë fytyrë dhe gojë më të vogël, duke mos lënë shumë hapësirë për dhëmbët e pjekurisë, por edhe për më shumë kocka shtesë në këmbë.
“Shkencëtarët besojnë se njerëzit po evoluojnë më shpejtë në 250 vitet e fundit”, është shprehur Dr. Teghan Lucas nga Flinders University, Adelaide.
Studimi zbuloi gjithashtu se një arterie shtesë në parakrah është përhapur më shumë tek të porsalindurit që nga shekulli i 19-të.
Sipas studimit të kryer, arteria shtesë është një arterie mesatare që formohet për herë të parë në mitër dhe shërben si ena kryesore që furnizon parakrahun dhe dorën me gjak, dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor që lidhet me pjesën e jashtme të trupit, raporton newsbomb.al.
“Ky është një “mikroevolucion” tek njerëzit modernë. Arteria mesatare është nje shembull i përsosur se si ne jemi ende në zhvillim, sepse njerëzit e lindur kohën e fundit kanë një përqindje më të lartë të kësaj arterie nëse i krahasojmë me njerëzit e brezave të mëparshëm”, shprehet autori i studimit, profesori Maciej Henneberg.
Sipas këtij studimi, dhëmbët e pjekurisë mund të jenë “diçka e së kaluarës”. Gjetjet mahnitëse ishin pjesë e një studimi të publikuar në Journal of Anatomy.