COVID mbijeton në disa sipërfaqe deri në 28 ditë: Nga xhami i telefonit e deri tek paratë

    0

    Virusi infektues COVID-19 mund të mbetet në sipërfaqe, të tilla, si kartëmonedha, ekranet e telefonit dhe në hekur për 28 ditë, thonë studiuesit.

    Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës australiane sugjerojnë se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë shumë më gjatë në sipërfaqe nga sa mendohej, raporton BBC.

    Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtinë ose flasin.

    Por, ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në sipërfaqe, të tilla, si metali dhe plastika.

    Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se coronavirusi mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe hekur, megjithëse rezultatet ndryshojnë.

    Por studimi i fundit nga agjencia australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte “jashtëzakonisht i fortë”, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si xhami i gjetur në ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedha plastike dhe letre, kur mbahen në 20 gradë celsius, e cila është sa një temperaturë e dhomës.

    Kompletohuni me gjithçka çfarë ju duhet për shkollë në Jumbo!

    E SPONSORUARKLIKO KËTU

    Në krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë në të njëjtat rrethana për 17 ditë.

    Eksperimentet u kryen në errësirë, pasi drita ultra vjollcë tashmë është treguar se e vret virusin.

    Studimi, i botuar në Virology Journal, zbuloi se virusi mbijetoi për më pak kohë në temperatura më të nxehta; ndaloi së qeni infektiv brenda 24 orëve në 40 gradë celsius në disa sipërfaqe. 

    Artikulli i mëparshëmMexico City hoqi monumentin e Kolombit nga frika e protestave të dhunshme
    Artikulli i radhësBefason Shaquille O’Neal: Votova për herë të parë në jetën time