Java nis negativisht për Dollarin amerikan. Forcohet ndjeshëm Paundi. Bursa për datën 12 Tetor 2020

0

Kjo javë ka nisur pa luhatje të vlerës për monedhën europiane e cila vazhdon sërish edhe këtë të hënë të blihet me 123.8 lekë dhe të shitet me 124.3 lekë sikurse edhe javën që shkoi.

Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar një rënie prej 0.3 pikë nga java e kaluar duke u blerë këtë mëngjes me 104.7 lekë dhe shitur me 105.5 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ndryshe nga valuta amerikane ka fituar 0.3 pikë nga periudha e 05-09 tetorit duke u blerë sot me 136 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane gjithashtu ka fituar 0.4 pikë nga java që lamë pas, teksa është blerë këtë të hënë me 114.6 lekë dhe është shitur me 115.6 lekë.

Bursa për datën 12 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA386.50– 11.50
DIESEL337.50– 12.25
BRENT40.20– 1.76

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmArrestimi i iranianit/ Dyshohet se përgjoi muxhahedinët, si zbuloi qiradhënësia bisedat e çuditshme në telefonin e saj….
Artikulli i radhësJa sa lekë do të jetë gjoba për mos mbajtjen e maskës në rrugë