Nëse ndonjëherë keni pasur momentet tuaja më të ndritshme ‘eureka’ ndërsa bëni dush, nuk jeni të vetmit.
Egziston edhe një komunitet, ku njerëzit ndajnë mendimet e tyre më të zgjuara të dushit .
Sipas Bright Side ju mund të krijoni disa ide krijuese ndërsa bëni dush.
Dhe këto janë arsyet që qëndrojnë pas kësaj.
1. Idetë më të mira vijnë kur nuk jeni duke menduar
Idetë më domethënëse dhe që ndryshojnë jetën mund të vijnë nga të ashtuquajturat “momente dushi”, dhe ka shkencë për ta konfirmuar atë.
Një grup studiuesish u dhanë studentëve dhe kolegëve disa problema për zgjidhje.
Dhe rezultoi, se ata që zgjidhën saktë problemin nuk ishin ata që u përpoqën ta zgjidhnin atë hap pas hapi, por ata që bënë dush.
Bërja e një dushi bën që idetë tuaja të rrjedhin, dhe ka më shumë të ngjarë të dilni nga aty me zgjidhje krijuese.
2. Dushet rrisin nivelin e dopaminës
Bërja e dushit është një nga mënyrat më të lehta për të rritur dopaminën – një neurotransmetues përgjegjës për motivimin dhe përqëndrimin.
Ajo është e rëndësishme për kujtesën tuaj dhe funksionin e trurit dhe madje rregullon lëvizjet e trupit tuaj.
Dushi me ujë të ftohtë mund të rrisë dopaminën me 250% .
3. Jeni të relaksuar
Kur jemi të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që ta kthejmë vëmendjen përbrenda dhe të dalim me ide të zgjuara.
Larja ose dushi mund të ulin stresin dhe ankthin, t’ju qetësojnë ju dhe ti bëjnë idetë tuaja të lulëzojnë.
4. Një shpërqendrim i vogël është i mirë për krijimtarinë
Shpërqëndrimi mund t’i japë trurit tonë një “pushim” dhe ne mund të punojmë për një problem në mënyrë më kreative.
5. Ju jeni më kreativ kur jeni i përgjumur
Ndoshta jeni mësuar të bëni dush herët në mëngjes kur jeni gjysmë i fjetur, ose vonë në mbrëmje kur mezi prisni të shkoni në shtrat.
Ju mund të jeni duke menduar se kur jeni të lodhur, nuk ka gjasa të dilni me ndonjë ide novatore, por shkenca verteton se mjegulla e trurit në të vërtetë mund të rrisë kreativitetin tuaj.
Studiuesit kanë zbuluar se ne përdorim të menduarit më krijues kur jemi të lodhur.
Pra, nëse jeni një ‘buf nate’, mund të jeni më kreativ herët në mëngjes.