“Viktimat rrahën Danjel Pepajn”/ Klodiana Lala zbulon telefonatën: Çfarë i tha autori vëllait pas vrasjes

0
"SPAK arrestoi dy komisionerë të vdekur"/ Lala tregon bisedën me një djalë: Kishte marrë pjesë në varrim

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të tjera detaje nga vrasja e dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj në Malësinë e Madhe.

Lala tha se disa ditë para ngjarjes së rëndë, dy viktimat kishin rrahur Danjel Pepajn, pasi dyshonin se ky i fundit i kishte vjedhur disa rrënjë kanabis.

Gazetarja tregoi në emisionin “Opinion” se autori kishte telefonuar dy të rinjtë për të dorëzuar kanabisin dhe në momentin që ata e kishin marrë atë, Danjel Pepaj i ka qëlluar në pabesi.

Sipas saj, autori më pas ka telefonuar të vëllain dhe i ka treguar për vrasjen e dyfishtë.

“Danjel Pepaj është rrahur nga dy kushërinjtë  tij, nga Klementi dhe Vilsoni. Ata disa ditë më parë e kanë dhunuar në fakt dhe kjo ngjarje dihej në të gjithë Malësinë e Madhe. Ai dyshonin dhe e akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur disa rrënjë kanabis në atë parcel, diku afër parcelës ku ndodhej dhe nga hetimet rezulton se Danjel Pepaj ka kërkuar që të sqarohej dhe në momentin që ka vajtur atje ju ka kthyer rënjët e hashashit.

Momentin që u ka dhënë rrënjët, u ka qëlluar me kallashnikov pas shpine. Më pas ai ka telefonuar vëllain dhe i ka thënë se për njërin nga kushërinjtë ishte i sigurt që kishte vdekur, ndërsa për tjetrin nuk ishte shumë i sigurt. Vëllai ka kërcënuar dhe ka futur në sherr dhe ka thënë që vrite edhe veten dhe e mbyllim këtë histori”, u shpreh Lala.

Më tej ajo deklaroi se: “Rrethanat e deritanishme tregojnë se janë vrarë për rreth 20 kilogram kanabis. Problem është që babai i të dyshuarit ka dërguar policinë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur asnjë ngatërresë.”

Artikulli i mëparshëmArtan Hoxha tregon çmimin/ Sa kushton një kilogram kanabis
Artikulli i radhësKlopp i kthen letrën emocionale tifozit 11-vjeçari që vuan nga ankthi