Derbi ndaj Inter, ja dilema e vetme e Piolit

0
Derbi ndaj Inter, ja dilema e vetme e Piolit

Milani nuk fiton një derbi ndaj Interit që prej janarit të 2016-ës dhe do të provojë të kthehet te suksesi të shtunën në orën 18:00, ndërsa trajneri Stefano Pioli vijon të përgatisë skuadrën me të cilën do të përballojë zikaltrit e Contes.

Lajmi i mirë për trajnerin është se lideri i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic është shëruar nga koronavirusi dhe është gati për të luajtur nga minuta e parë ndaj Interit, ashtu si edhe kapiteni Alessio romagnoli, i cili ka lënë pas dëmtimin.LEXO EDHE:Aguero: Me Messin jemi çift i vjetër, ai ankohet…

Dilema e vetme momentale e trajnerit të kuqezinjve, është ajo e sulmit, pasi kroati Rebic e ka të pamundur të rikuperohet dhe për të zëvendësuar atë ka një garë dyshe mes portugezit Rafael Leao dhe spanjollit Brahim Diaz.

Leao është favorit, por talenti portugez nuk preferon shumë angazhimin në fazën mbrojtëse dhe për këtë arsye Pioli po mendon seriozisht aktivizimin e Diaz, i cili përveçse shtyn shumë, mund t’i japë një ndihmë edhe Theo Hernandezit në fazën mbrojtëse.

Ndërkohë mbrojtja vijon të jetë shqetësim për trajnerin e Milanit, pasi është rikuperuar Romagnoli, por do të mungojë Gabbia, i cili ka rezultuar I prekur nga koronavirusi. Pikërisht për këtë arsye tekniku Pioli do të jetë I detyruar të luajë me dyshen Romagnoli-Kjaer dhe në pankinë nuk do të ketë asnjë alternativë tjetër.

Gjithsesi llogaritë do të bëhen më të qarta vetëm ditën e enjte, kur të jenë rikthyer në bazë lojtarët e angazhuar me kombëtaret përkatëse, pasi varet se në çfarë forme do të kthehen. Njëkohësisht te Milani janë të shqetësuar edhe për faktin që Daniele Bonera doli i prekur nga koronavisuri, pasi ndihmësi i Piolit mund të ketë infektuar edhe futbollistë të tjerë.

Artikulli i mëparshëmNr.2 i OPEC-ut pret një tremujor tjetër të dobët sa i takon çmimeve të naftës. Bursa për datën 13 Tetor 2020
Artikulli i radhësReal Madridi ka nevojë për numër 9 – Los Blancos janë të impresionuar nga Haaland