‘Mbreti’ LeBron James, MVP i finaleve për herë të katërt në karrierën e tij

0

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e katërt në finalen e madhe të NBA-së dhe kësisoj janë shpallur kampion të elitës së basketbollit amerikan.

Për skuadrën nga Los Angeles ky ishte titulli i 17-të në histori të klubit dhe natyrisht ndër lojtarët më meritor për këtë titull ishte LeBron James.

Mbreti James ka qenë fantastik në këto gjashtë ndeshjet finale duke kontribuar me pikë, kërcime, asistime, topa të vjedhur e bllokada.

Për James ky ishte trofeu i katërt në karrierën e tij, pasi më parë kishte fituar dy me Miami Heat dhe një tjetër me Cavs.

35-vjeçari në fund të serisë finale është shpallur MVP si lojtari më i mirë i ndeshjeve finale.

Kjo ishte hera e katërt që James fiton çmimin personal MVP finals.

Artikulli i mëparshëmLajme të mira për Liverpoolin: Mane e Alcantara mposhtin koronavirusin
Artikulli i radhësBebe Rexha publikon një tjetër video provokuese nga prapaskenat e klipit të ri