Bill Gates po siguron miliarda dollarë për vaksinën e pandemisë. Në kohën kur i gjithë globi është në një krizë të thellë ekonomike, miliarderi i SHBA po rrit pasurinë e tij. Këtë herë nuk është thjesht biznesi në teknologji ai i cili po i jep të ardhura marramendëse miliarderit, por ai po përfiton nga fatkeqësia natyrore që ka kapluar dhe ka vënë në vështirësi çdo shtet të pasur e të varfër. Ndonëse shumë vende po përpiqen të sigurojnë falas vaksinën anti covid, Gates nuk ka humbur edhe këtë rast për të përfituar para. Fondacioni “Bill and Melinda Gates Foundation” është fondacioni kyç në “Gavi, the Vaccine Alliance”, aleancë e cila po merret me kërkimet e vaksinës anti-covid. Me këtë aleancë Shqipëria firmosi marrëveshjen për marrjen e vaksinës kur të jetë gati. Janë shumë kompani në garë, por ajo kjo aleancë ka marrë monopolin. Ajo që bie në sy është se Bill Gates do të marrë miliarda. Ashtu si Shqipëri, janë dhe 91 vende të tjera që do të marrin vaksinën. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Aleanca e Vaksinave përmes një njoftimi publik, ku deklarohet se deri në fund të vitit do të mblidhen 2 miliardë dollarë për kërkime mbi vaksinën. “Aleanca e Vaksinave ka mirëpritur premtimet e bëra këtë javë në mbështetje të Gavi COVAX AMC, një mekanizëm financimi që do të mbështesë aksesin e 92 vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19. Angazhimet rreth 958 milion dollarë amerikanë të bëra nga Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Gjermani, Itali dhe Suedi këtë javë, do të thotë se gati 1.7 miliardë dollarë amerikanë janë mbledhur deri më tani për Gavi COVAX AMC, falë kontributeve nga donatorë të tjerë sovranë, sektori privat, dhe burimet filantropike. Kjo pasi deri më tani vetëm Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe Suedia zotohen të kontribuojnë e mbi 960 milionë dollarë për angazhimin e tregut për furnizim të Gavi”, thuhet në njoftim. Sakaq deri në fund të 2021 synohet të mblidhen 5 miliardë dollarë.
Marrëveshjet
Pavarësisht se akoma jo të gjithë vendet të cilat do jenë pjesë e Aleancës për Vaksinën nuk e kanë dhënë ende financimin e tyre, ata kanë dalë garantë se deri në fund të vitit aleanca do të ketë mbledhur paratë e parashikuara. Sigurisht këto vende morën këtë vendim për të ndihmuar edhe vendet e varfra dhe të gjithë së bashku t’i japim fund pandemisë që i ka gjunjëzuar ekonominë botërore. Por, është kaq e qartë që nuk është i njëjtë qëllimi i Bill Gates. Ashtu siç edhe pretendonte deri në vitin 2021 ai do të rrisë në shifra rekord pasurinë e tij dhe tashmë këtë e ka të garantuar. Pasi deri më tani vetëm shifra e dhuruar nga 5 vendet e lartpërmendura është tepër e lartë dhe bënë që pasuria e Gates të shtohet në ritme më të shpejta gjatë pandemisë në krahasim me vitin e shkuar. “Njoftimet për financim vijnë nga qeveritë e 76 vendeve me të ardhura të larta që bashkohen me Aleancën COVAX, një përpjekje globale për të siguruar qasje të shpejtë dhe të barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19 për grupet më të prekshme në të gjithë botën. Këta 76 pjesëmarrës të vetë-financimit në Aleancën COVAX do të bashkohen në 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme të përshtatshme për të pasur pjesëmarrjen e tyre në Aleancë mbështetur nga Gavi COVAX AMC, ku do të financohen miliarda e miliarda dollarë për furnizimin me vaksinë dhe pritet të ndodh para 2021. Kjo pasi Kërkesa urgjente për mbledhjen e fondeve për COVAX AMC është 2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2020 për të rezervuar dhe për të përdorur 1 miliardë doza për ekonomitë e kualifikuara nga AMC”, theksohet në njoftim. Këto shifra janë tepër të larta, po pa llogaritur këtu 300 milionë dollarët që janë siguruar për vaksinat urgjente për në fund të këtij viti. Kjo vlerë është alokuar dhe sigurisht në kuadër të nismës përfituese të biznesmenit amerikan.