Të gjithë jemi sy e veshë në pritje të finalizimit për të pasur një vaksinë anti-covid, deri në atë moment ekspertët rekomandojnë që të ruajmë distancën sociale, të mbajmë higjenën, po ashtu të vendosim edhe maskën.
Infeksioni merret nga spërklat që bien në fytyrë, por, sipas një studimi, një pjesë e fytyrës është imune ndaj virusit. Bëhet fjalë për syrin.
Sipas studimit të Universitetit të Uashingtonit, publikuar në “Cell Reports”, koronavirusi nuk arrin që të shumohet në kornenë e syrit. “Në analizat që bëmë, nuk kemi gjetur asnjë rast të shumimit të Covid-19 në sy”, shprehet Jonathan J. Miner, një nga udhëheqësit e studimit.
Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë pse syri ka imunitet ndaj koronavirusit.