Moderatorja Marina Vjollca do të shfaqej dje në “Klanifornia” me një veshje plot stil. Marina ishte veshur me një fund dhe bluzë vezulluese nga Elisabetta Franchi.
Mirëpo bluzja i ka hapur probleme Marinës, e cila është detyruar të ndërrohet në minutën e fundit.
Në postimin e fundit në Instagram moderatorja shfaqet me një xhaketë-fustan të bardhë dhe shkruan se duhet ta ndërronte veshjen për shkak se bluzja i reflektonte në ekran.
“Si perfundim, me duhej te nderroja veshjen ne minute te fundit per shkak te reflektimit te bluzes ne ekran. Super spektakel ka “Klanifornia” sonte!”, shkruan Marina.