Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm për shkak të shpresave se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë në horizont, që ka zbehur efektin negativ në treg, si pasojë e dobësimit të kërkesës nga rikthimi i kufizimeve. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 42 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 40.7 dollarë për fuçi. Të dyja u rritën me rreth 10% në sesionin e kaluar, fitimet më të mëdha ditore në 5 muajt e fundit, pasi Pfizer dhe BioNTech deklaruan se vaksina kundër Covid-19 ishte mbi 90% efektive, sipas rezultateve fillestare.
Megjithatë, rruga për të pasur një vaksinë është ende shumë e gjatë dhe subjekt i miratimeve rregullatore.
Gjithashtu, një tjetër mbështetje çmimet po e gjejnë nga komentet e ministrit të energjisë në Arabinë Saudite, i cili tha se OPEC dhe aleatët e tjerë do të vijojnë me uljen e prodhimit derisa vaksina të jetë e disponueshme.
Aktualisht, OPEC+ po zbaton marrëveshjen për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, e cila do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti, por me shumë mundësi do të shtyhet edhe vitin e ardhshëm, për shkak të rikthimit të kufizimeve. Trafiku në Londër, Paris dhe Madrid ka rënë ndjeshëm gjatë nëntorit, referuar të dhënave të përpunuara nga Reuters. Franca, Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Polonia kanë ndër kufizimet më strikte në Europë.
Bursa për datën 10 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 385.75 | + 4.25 |
DIESEL | 349.25 | + 6.50 |
BRENT | 41.72 | + 0.40 |