Nuk ka më dyshime, vendoset përfundimisht për çështjen “Juventus-Napoli”. Ja çfarë ndodh

0
Napoli-Juventus-1040x572

Tashmë marrin fund dilemat, Juventusit i jepet fitorja 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Napolin.

Gjykata Sportive i kishte dhënë humbjen në tavolinë Napolit ndaj Juventusit, për shkak se nuk u paraqit të zhvillonte ndeshjen ndaj Juventusit më 4 tetor. Shkak për këtë mungesë në ndeshje sipas Napolit, u bënë autoritetet shëndetësore që nuk lejuan skuadrën e Gatuzos të udhëtonte drejt Torinos, për shkak se në ekip kishin rezultuar 2 lojtarë me Koronavirus.

Gjykata Sportive i dha fitoren në tavolinë Juventusit, por Napoli e apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkonte që ndeshja të luhej më vonë. Këta të fundit kanë dalë me një njoftim së fundmi, ku është konfirmuar vendimi i marrë nga Gjykata Sportive, për t’i dhënë fitoren në tavolinë Juventusit.

Artikulli i mëparshëmShpresa se vaksina do të jetë e disponueshme së shpejti mban lart çmimet e naftës. Bursa për datën 10 Nëntor 2020
Artikulli i radhësDonaruma: Çdo top e kapin rivalët, jemi ndëshkuar 5 herë në një orë