
Ndeshja me Veronën u karakterizua edhe nga zbardhja e disa dialogëve të ndodhur në fushë mes lojtarëve. Përveç dialogut mes Ibrës dhe portierit të Veronës, “La Gazzetta dello Sport” ka pikasur edhe një qortim që Xhanluixhi Donaruma u ka bërë shokëve të tij te Milanit.
“Në topat në ajër ata po mbërrijnë gjithmonë të parët. Kujdes sepse kemi pësuar 5 gola në orën e fundit në fushë.” mësohet t’i ketë thënë portieri, i pakënaqur me qasjen e shokëve.
Deri dy javë më parë kuqezinjtë ishin prapavija më e mirë e Serisë A, teksa në vetëm tre ndeshje çdo gjë ka ndryshuar dhe mbrojtja e Milanit është e treta në kampionat pas Veronës dhe Juves që janë ndëshkuar respektivisht 5 dhe 6 herë kundrejt shtatë herëve të ekipit të Piolit që ndan podiumin me Napolin e Xhenaro Gatuzos që gjithashtu pëson “vetëm” një gol çdo 90 minuta lojë.
