Imunologu Genc Sulçebe thotë se vitaminat nuk e shërojnë koronavirusin dhe marrja me tepri e tyre mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.
“Medikamentet anti-virale janë të pakta. Është vështirë të kesh medikamente ndaj viruseve, sepse ai futet në qeliza. Opinioni shkencor, vitaminat nuk kanë asnjë efekt në asnjë sëmundje. Këto janë psiko-terapi për të qetësuar pacientët. Të thuash se po bëj një trajtim me vitamina është e gabuar. Ka disa të dhëna jo shkencore, që vitamina C mund të lehtësojë infeksionin, por këto janë gjëra jo të prera”, tha ai.