“Me synimin për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Greqi, qeveria Mitsotakis njoftoi të enjten mbylljen e pikës së kalimit të saj kufitar me Shqipërinë në Kapshticë nga e premtja në mëngjes.”
Kështu shkruan sot gazeta greke Kathimerisni. Sipas gazetës, “zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha se pikat kufitare në Kakavijë, Evzoni dhe Promachonas do të qëndrojnë hapur, ndërsa vetëm kamionët do të lejohen të hyjnë nga Nymphaea, kalimi që lidh Greqinë dhe Bullgarinë.
Njerëzit që vijnë në Greqi nëpërmjet përmes kufijve të saj tokësorë do të duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit të kryer jo më shumë se 72 orë para mbërritjes në Greqi dhe gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë antigjeni sapo të kalojnë kufirin.
Petsas gjithashtu tha se autoritetet shëndetësore do të rrisin kontrollet dhe testimet në Greqinë veriore për të marrë një ide më të qartë të ngarkesës epidemiologjike.
“Situata në vendin tonë mbetet kritike. Të dhënat e djeshme [të mërkurën] të EODY treguan se nivelet e pozitivitetit në disa zona të Greqisë veriore mbeten në nivele shumë të larta nëse marrim parasysh se kemi qenë nën masat e bllokimit për javë të tëra,” tha ai në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Kjo dëshmon se qytetarët në shumë zona janë shumë më të pashqetësuar sesa e kërkojnë kushtet,”përfundon Kathimerini duke cituar zëdhënësin e qeverisë.