“Rimbursim për të prekurit që trajtohen në banesë”, Manastirliu: Zbatimi i paketës ka nisur që sot

0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vendimi i ri për rimbursimin e shpenzimeve është një paketë universale nga të cilat përfitojnë të gjithë të prekurit me koronavirus. Gjatë një konference për mediat, Manastirliu se rimbursim do të bëhet dhe për format e lehta dhe ato të mesme, ndërsa shtoi se zbatimi i kësaj pakete ka nisur që prej ditës së sotme. Mjeku i familjes, tha ministrja, do të ketë rol esencial sa i takon rimbursimit të medikamenteve për rastet me Covid-19.

“Buxheti për shëndetësinë është rritur me 23 % krahasuar me një vit më parë për të mbështetur këtë pandemie. Fondi i sigurimit të detyrueshëm është institucioni që do të administrojë këtë skemë nga pikëpamja në terren. Zbatimi i këtij vendimi ka nisur që ditën e sotme”, tha Manastirliu.

Artikulli i mëparshëmI vunë gjobë për parkimin, thyen xhamin e makinës së policisë, arrestohet 37-vjeçari
Artikulli i radhësAktorja e njohur ndan emocionet e para për fejesën me partnerin