Një aksident me vdekje ndodhi sot në autostradën Fushë Krujë-Milot. Një grua humbi jetën, dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.
Policia njofton në aksident janë përfshirë një kamion me një makinë tip ‘Opel’. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip ‘Trajler’ me një mjet tip ‘Opel’ dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeç (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip ‘Opel’) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Trajler’ është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.