Kompania Moderna: Virusin mund ta përhapni edhe nëse vaksinoheni

0

Një nga shkencëtarët kryesorë të kompanisë Moderna deklaroi se vaksina e tyre mund të mos e pengojë përhapjen e koronavirusit.

Tal Zaks u bëri thirrje amerikanëve të mos keqinterpretojnë rezultatet premtuese të vaksinës, e cila ka treguar se është 95 përqind efektive në parandalimin e infektimit nga koronavirusi.

“Rezultatet tona tregojnë se vaksina pengon që të sëmureni, ajo pengon që të sëmureni rëndë. Por kjo nuk do të thotë se vaksina mund të parandalojë që ju në mënyrë potenciale të mbani virusin transit dhe ta kaloni te të tjerët”, tha ai.

Si shumica e vaksinave, edhe ajo e kompanisë Moderna nuk e vret virusin nëse ju e merrni atë, por ajo e ndalon virusin që të ngjitet te receptorët e qelizave njerëzore, duke depërtuar brenda këtyre qelizave. Në këtë mënyrë virusi nuk shumohet. Por edhe një sasi e vogël virusi do të thotë se ju mund të infektoni të tjerët.

Moderna thotë se kjo nuk është e provuar, por ekziston rreziku.

Ndërkohë, vaksina e kompanisë AstraZeneca, e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se parandalon edhe përhapjen e virusit.

Artikulli i mëparshëmArrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim pasi abuzoi seksualisht me një të mitur
Artikulli i radhësShqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës