Pse është kaq i rrezikshëm Covid-19 për disa persona? Zbulohet sëmundja e përbashkët që kanë pacientët që vdesin nga koronavirusi

    0
    Pse është kaq i rrezikshëm Covid-19 për disa persona?

    Sistemi ynë imunitar është një mrekulli. Përditë ai është në veprim dhe ne as që e vëmë re. Ai është përgjegjës për mbrojtjen e trupit tonë nga « të paftuar » të rrezikshëm si për shembull viruset. Për njerëzit me sistem imunitar të dobët kjo mund të kthehet në problem. Nëse kësaj i shtohet edhe një sëmundje, atëherë këta persona duhet të kenë shumë kujdes që të mos sëmuren nga ndonjë infeksion.

     Sipas studiuesve nga NHS dhe Imperial College London, edhe diabeti tip 2, forma më e zakonshme, ndikon që njerëzit të kenë më shumë gjasa të vdesin sesa ata që nuk vuajnë nga diabeti.

    Ata me diabet tip 1 – forma autoimune e diabetit – kanë më shumë se tre herë e gjysmë më shumë gjasa se të tjerët që të vdesin. Në total, studiuesit zbuluan se një e treta e të gjitha vdekjeve nga COVID-19 kanë një gjë të përbashkët, diabetin.

    Disa persona me sëmundje kardiovaskulare apo diabet, të cilët rrjedhimisht kanë përqindje të lartë kolesteroli, janë më të predispozuar për t’u prekur nga koronavirus.

    Covidi arrin të ngjitet në molekulat e kolesterolit teksa ndodhen së bashku në receptorët e qelizave të quajtur SR-B1 dhe në këtë mënyrë sjell rëndimin e gjendjes shëndetësore

    Artikulli i mëparshëmA do të mbyllet vendi për Vitin e Ri? Përgjigjet ministrja Manastirliu
    Artikulli i radhësHera e fundit që ka ndodhur ka qenë 4 Marsi i vitit 1226! Dhjetori vjen me një fenomen të rrallë natyror: Do të nisë në datë 16 dhe pritet të mbarojë në 25