Vaksina në mes të dhjetorit/ S’do e besoni sa ka porositur Gjermania

    0
    Vaksina në mes të dhjetorit/ S’do e besoni sa ka porositur Gjermania

    Teksa pandemia po vazhdon të bëjë kërdinë, në shtetet e Europës Perëndimore kanë nisur që të flasin për vaksinimin masiv.

    Në Britani thuhet se vaksinimi do të nisë nga data 7 dhjetor.

    Kurse në Gjermani, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se presin që vaksina e parë anti-virus të miratohet në mesin e dhjetorit.

    Sipas tij, bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer dhe kompanisë gjermane, Biontech.

    Megjithatë, ai tha se Gjermania ka siguruar vaksina nga kompani të ndryshme.

    Në total bëhet fjalë për 300 milionë doza. Që të jenë të sigurt.

    Ndërkohë në Shqipëri, qeveria ka nisur të bëjë fushatë me vaksinat, por akoma nuk ka asnjë të dhënë se ku janë bërë porositë dhe sa doza do marrim.

    Artikulli i mëparshëmShqiptari i ekzekutuar në Bruksel është kunati i Erion Alibejt
    Artikulli i radhësSi bllokohet COVID-19?/ OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet