Kryetari i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur sukses këtë vit në krye të radhës të Shqipërisë, por jo sukses të vetin, por të gjithë njerëzve që punuan.
Në mbyllje të Këshillit të 27-të Ministerial të OSBE-së, Rama numëroi të gjitha çështje e këtij viti dhe problematikat duke nisur nga Ukraina, tek pandemia, Bjellorusia dhe problemet e brendshme mes organizatës.
Rama tha se sfiduam veten jo vetëm për të lënë mbresë por gjithashtu e mbajtëm veten me këmbë në tokë. Ai tha se ishin krizë përmbi krizë por Shqipëria nuk hoqi dorë dhe nuk la asgjë që ta ndalte.
“E nisëm këtë aventurë sfiduese për një vend i yni. Më pas vetëm pak kohë pas nisjes sonë ia behu pandemia e frikshme. Na u desh të punonim nga shtëpitë. Na u desh të vazhdonim të bënim këtë punë që nënkuptonte aq shumë në historinë e marrëdhënieve tona. Ne ishim Koreja e Veriut të Europës dhe na u desh të udhëhiqnim përmes një pandemie. Ne ia dolëm dhe mundëm të shënonim përparim.
Negociuam buxhetin për misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Nuk duket si diçka për t’u theksuar por më lini t’ju kujtoj se e kemi bërë para OKB, nuk është gjë e vogël. Në korrik humbëm drejtuesit e OSBE. Nuk kishim konsensus për të katërt dhe Shqipërisë iu desh të merrte më shumë përgjegjësi. Morëm situatën në dorë ku ishte e nevojshme. Më pas erdhi Bjellorusia, papritur struktura me më shumë reputacion u dukën se ishin të padobishme. Kështu që organizata jonë doli në pah si adresa e vetme për trajtimin e çështjes. U përpoqëm të ndihmonim por oferta jonë nuk u mor në konsideratë.
Kjo situatë rajonale u ndoq nga një tjetër goditje që ishte luftimet e ashpra në kontekstin e luftimeve Nagorno-Karabakhut. Këto armiqësi të reja e bënë bashkëbisedimin më të tendosur e më të përçarë në OSBE. Krizë përmbi krizë por ne nuk hoqëm dorë dhe nuk lamë asgjë që të na ndalte në punën tonë. Treguam ambicion tonë, e bëmë në mënyrën shqiptare, me zjarr, këmbëngulje, ca karizëm ndoshta. Mësuam gjatë punës, por bëmë punën kundër të gjitha parashikimeve. Ky këshill është fundi i lumtur”, theksoi kreu i qeverisë.
Ai deklaroi se kurrë nuk duhet të harrojmë potencialin e ndikimit që mund të kemi bashkë.
“Ishte sukses por është larg së qeni suksesi im. Ka një listë të gjatë njerëzish që duhen falënderuar. Faleminderit që u ngritët e erdhët nga të gjitha anët e rajonit për të kontribuar në debatin tonë.
Patëm 53 ministra që morën pjesë në këtë takim online që nuk është kaq e mirëqenë në këto kohë të vështira. Kjo pjesëmarrje dëshmon rëndësinë e përtërirë që i kemi dhënë qëllimit dhe punës së OSBE-së. Kurrë nuk duhet të harrojmë potencialin e ndikimit që mund të kemi bashkë.
Dua të falënderoj ekipin tim në Vjenë dhe Tiranë kanë kaluar pengesë pas pengese. Iu është dashur të punojnë në rrethana mjaft sfiduese. Ata përfaqësojnë më të mirën e Shqipërisë dhe më të mirën e mbështetjes ndërkombëtare për Shqipërinë.
Pa ambasadorin tonë Igli Hasani nuk do ia kishim dalë të bënim këtë gjatë kësaj kohe. Do iu kërkoja të bashkoheshit me mua për ta falënderuar sot në ditën e ditëlindjes”, deklaroi Rama.